Sandro dhe Danilo, Brazilianët e Juventusit largohen nga Italia

  • 28 March 2020 - 10:10
Sandro dhe Danilo, Brazilianët e Juventusit largohen nga Italia

Sandro dhe Danilo janë lejuar të udhëtojnë për Brazil

Pasi karantina përfundoi dje, për shkak të COVID-19, lojtarët e Juventusit janë duke u kthyer te familjet e tyre.

Dyshja Alex Sandro dhe Danilo raportohet se kanë lënë Torinon për të udhëtuar në vendlindje, ashtu si Douglas Costa, Gonzalo Higuain, Sami Khedira dhe Miralem Pjanic javën e kaluar.

Derisa Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi janë ende duke u rikuperuar nga koronavirusi, kurse Paulo Dybala thotë se ndihet shumë më mirë.

“Zonja e Vjetër” ende s’ka konfirmuar asgjë lidhur me rinisjen e stërvitjeve, gjitha klubet po i shtyjnë për shkak të gjendjes së rëndë në Itali ku deri më tani kanë vdekur afër 10 mijë persona. 

(Kosova Sot Online)