Ku janë 15 talentet më premtuese të vitit 2010 tani

  • 28 March 2020 - 17:52
Ku janë 15 talentet më premtuese të vitit 2010 tani

Futbolli është ciklik dhe numri i talenteve që del nga çdo gjeneratë është konstant, përkundër që lojtarët kanë karakteristika dhe cilësi individuale. Për këtë arsye, Marca i ka listuar 15 lojtarët nën 21 vjeç që ishin vlerësuar si më premtuesit  në vitin 2010 dhe e ka analizuar karrierën e tyre.

Në këtë listë nuk janë përfshirë lojtarët që luanin në Spanjë në vitin 2010.

1. Alexandre Pato

Ai ishte zgjedhur Golden Boy në vitin 2009 dhe ishte cilësuar si talenti më premtues i epokës. Braziliani iu bashkua Milanit nga Sao Paolo për 22 milionë euro, mirëpo lëndimet ia shkatërruar karrierën.

Në kërkim për ta rigjetur formën e tij të mirë, Pato e kaloi pjesën e mbetur të karrierës në Corinthians, Villarreal dhe Superligën kineze, ndërsa tani e përfaqëson sërish Sao Paolon

2. Mario Balotelli

Balotelli ishte zgjedhur Golden Boy një vit më vonë, në vitin 2010, dhe shumë tifozë të futbollit kishin pritur që karriera e tij të arrinte nivele jashtëzakonisht të larta, pasi t’i zgjidhte ai problemet jashtë fushës së lojës.

Megjithatë, kanë kaluar dhjetë vjet tani dhe kjo gjë nuk ka ndodhur ende, përkundër që ai i shijoi disa periudha të mira me Interin dhe Manchester Cityn para se t’i bashkohej Milanit e Liverpoolit. Tani luan për Brescian.

3. Gareth Bale

Pasi ishte transferuar në Tottenham në vitin 2007, Bale është bërë njëri ndër të paktët që ka arritur të shijojë suksese falë talentit të tij. Ai e filloi karrierën si mbrojtës anësor, po vazhdoi si sulmues i krahut dhe iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2013.

Fama e tij në Spanjë është duke u zvogëluar tani, por ai ishte pjesë kyçe e skuadrës së Real Madridit që e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve për tre vjet radhazi, duke filluar në vitin 2014.

4. Philippe Coutinho

Interi e kishte larguar nga skuadra si adoleshent për t’i bërë vend Paulinhos, i cili në fund as nuk u transferua te zikaltrit, mesfushori brazilian vazhdoi duke u bërë njëri ndër lojtarët më të vlerësuar në botë falë paraqitjeve të tij me Liverpoolin.

Paraqitjet ia fituan atij një transferim në Barcelonë për mbi 120 milionë euro, mirëpo ai kurrë nuk arriti ta zëvendësojë Neymarin dhe për momentin është i huazuar në Bayern Munich, ku nuk është titullar i rregullt.

5. Neymar

I cilësuar si ylli i artë i 2010-ave, talenti i dalë nga akademia e Santosit konsiderohej si pasardhësi i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ai iu bashkua Barcelonës në vitin 2013 dhe në Camp Nou u bë ndër yjet më të mëdha në botën e futbollit.

Neymari iu bashkua PSG-së në vitin 2017 duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë i të gjitha kohëve për 222 milionë euro, mirëpo reputacioni i tij është dëmtuar nga lëndimet e shumta që i ka pësuar që kur kaloi në Francë.

6. Romelu Lukaku

Fiziku dhe nuhatja për gola e Lukakus bëri që ai ta marrë vëmendjen e shumë tifozëve të futbollit, kur Chelsea e transferoi për ta zëvendësuar Didier Drogban.

Ai kurrë nuk arriti ta dëshmojë veten në Stamford Bridge, por më në fund bëri emër me Everton, para se t’i bashkohej Manchester Unitedit për 90 milionë euro. Në Old Trafford luajti për dy sezone, para se t’i bashkohej Interit, ku luan tani,

7. Giovani dos Santos

I dalë nga akademia e Barcelonës, Dos Santos u transferua në Tottenham në verën e vitit 2008 dhe shihej si njëri ndër transferimet më të mira për klubin anglez. Megjithatë, meksikani s’pati sukses në Angli dhe karriera e tij mori teposhtën  dhe ai u kthye në Meksikë dhe SHBA.

8. Toni Kroos

Kroos kishte shkëlqyer për Bayer Leverkusenin para se të bëhej pjesë kyçe e mesfushës që ia fitoi Bayern Munichut Ligën e Kampionëve. Mosmarrëveshjet për pagën dhe vlerën e tij për skuadrën bënë që ai të kalojë në Real Madrid, ku ka qenë kyç në sukseset e madrilenëve.

9. Xherdan Shaqiri

Shaqiri shihej si njëri ndër talentet më premtuese të dala nga akademia e Baselit ndonjëherë në vitin 2012 ai e arriti transferimin në Bayern, pasi e kualifikoi klubin zviceran në Ligën e Kampioënve. Ky transferim nuk funksionoi kurrë dhe ai kaloi në Interi e pastaj shkëlqeu me Stoke Cityn.

Pas rënies së Stoke Cityt nga Premierliga, Shaqiri iu bashkua Liverpoolit ku në fillim luajti rol të rëndësishëm në sezonin e kaluar, por ky rol është zvogëluar dukshëm këtë sezon.

10. Carlos Vela

Meksikani ishte vlerësuar si njëri ndër lojtarët më premtues në botën e futbollit në vitin 2010, mirëpo stili i tij i lojës nuk ia mundësoi kurrë atij të luante për Arsenalin shumë dhe ai u shit në Real Soviedad, ku filloi të shkëlqejë. Tani, ai cilësohet si lojtari më i mirë në ligën amerikane MLS me LAFC.

11. Thomas Muller

Muller ishte njëri ndër zbulimet më të mëdha të Louis van Gaalit në Bayern Munichun, për shkak të talentit të tij si qendërsulmues. Ai ishte afër ta thyejë rekordin e Miroslav Kloses për gola të shënuara në Kupën e Botës, mirëpo mosha e ka bërë të veten dhe gjermani tani nuk është më titullar i rregullt në Allianz Arena.

12. Jordan Henderson

Fillimisht, vlerësohej se Henderson e kishte bërë një hap të gabuar në karrierë kur u transferua në Liverpool në vitin 2011, pasi që Liverpooli ishte në formë të dobët në atë kohë. Ai fillimisht u cilësua si dështim, por me ardhjen e Jurgen Klopp ai e ka dëshmuar veten dhe tani është fitues i Ligës së Kampionëve dhe shpreson që këtë sezon ta mbyllë si fitues i Premierligës.

13. Federico Macheda

Njëra ndër historitë më zhgënjyese në këtë listë është ajo e italianit Macheda, i cili ishte vlerësuar si njëri ndër talentet më të mëdha në botën e futbollit. Megjithatë, ai nuk e kishte dëshmuar kurrë talentin e tij për Manchester Unitedin dhe tani ai luan për Panathinaikosin në Greqi.

14. Mario Gotze

Përderisa kishte qenë yll në skuadrën e Dortmundit të Jurgen Kloppit, karriera e mesfushorit kishte katapultuar kur u transferua në Bayern. Ai e shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Botës 2014, por s’arriti ta fitojë një vend në Bayern dhe iu bashkua sërish Dortmundit. Pas problemeve me metabolizëm, ai tani nuk ka rol kyç as në Dortmund.

15. Javier Pastore

Një lojtar që shpeshherë harrohet po në fillim të dekadës së kaluar ishte vlerësuar si mrekulli për talent, Pastore i kishte mahnitur tifozët e Serisë A me Palermon para se t’i bashkohej PSG-së.

Ai ishte kyç në vitet e tij të para në Paris, mirëpo yjet e shumtë që kanë shkuar në Parc des Princes që nga atëherë kanë bërë që ai ta humbte vendin e tij në skaudër. Pastore iu bashkua Romës në vitin 2018, por në këtë sezon ka luajtur në vetëm tri ndeshje të ligës. 

(Kosova Sot Online)