Ter Stegen: Po e fshij shtëpinë vazhdimisht, gjë që është si stërvitje

  • 29 March 2020 - 10:41
Ter Stegen: Po e fshij shtëpinë vazhdimisht, gjë që është si stërvitje

Punët e shtëpisë janë duke e ndihmuar shumë portierin e Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen, ta ruajë gjendjen e mirë fizike gjatë ngujimit në Spanjë, si pasojë e koronavirusit.

Duke qenë se futbolli është pezulluar dhe lojtarët stërvitin nëpër shtëpitë e veta, portieri gjerman ka zgjedhur t’i ofrojë shërbimet e veta edhe në pastrimin e shtëpisë.

“Shumicën e kohës po e kaloj në dhomën e pritjes dhe në kuzhinë”, tha Ter Stegen për kanalin zyrtar të Barcelonës.  

“Por kaloj kohë edhe në palestër, po ashtu. Ka shumë ushtrime të cilat po i përsëris çdo ditë. Nganjëherë ushtroj para se të ha mëngjes”, shtoi ai.

“Pastaj e fshij shtëpisë, gjë që është stërvitje, gjithashtu. Po e bëjmë mirë”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)