Manchester United i gatshëm t’i derdhë 150 milionë euro për yllin spanjoll

  • 30 March 2020 - 09:57
Manchester United i gatshëm t’i derdhë 150 milionë euro për yllin spanjoll

Manchester Unitedi është i gatshëm t’i derdhë hiç më pak se 150 milionë euro për mesfushorin e Atletico Madridit, Saul Niguez, këtë verë.

Shefi i “Djajve të kuq” Ed Woodward është i bindur se klubi i tij mund të arrijë marrëveshje me Atleticon për spanjollin në afatin e ardhshëm kalimtar.

Saul nuk kushton aspak lirë, megjithatë, pas sipas mediave britanike ai do t’i kushtonte hiç më pak se 150 milionë euro skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer.

Por Woodward nuk e k ftohur interesin nga ky çmim dhe e sheh 25-vjeçarin si zëvendësues ideal të Paul Pogbas, i cili pritet të largohet nga Old Trafford në përfundim të këtij sezoni. 

(Kosova Sot Online)