U shtynë për shkak të Covid-19, ja kur do të mbahen Lojërat Olimpike

  • 30 March 2020 - 15:16
U shtynë për shkak të Covid-19, ja kur do të mbahen Lojërat Olimpike

Lojërat olimpike të Tokios që do të organizoheshin këtë vit janë shtyrë për shkak të pandemisë që ka mbërthyer botën. Autoritetet japoneze në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar Olimpik kanë vendosur që lojërat olimpike do të mbahen në vitin 2021, nga 23 korriku deri me 8 gusht.

Kujtojmë se më parë lojërat olimpike janë anuluar gjatë luftërave botërore, të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

(Kosova Sot Online)