“Sezoni është i humbur”

  • 30 March 2020 - 19:36
“Sezoni është i humbur”

Cellino beson se sezoni duhet të ndërpritet për shkak të koronavirusit

Derisa në itali ende shpresojnë për rinisjen e Serie A, presidenti i Brescias, Massimo Cellino, ka këshilluar Ministrin e Sportit, Vincenzo Spadafora, që të bëjë thirrje për ta ndalur futbollin.

Ai beson nuk duhet të harxhohet kohë në gjetjen e orarit të përshtatshëm duke parë atë që po ndodh.

“Është e rëndësishme të ndalet futbolli. Por këtë duhet ta dëgjojmë nga ministri, ai duhet të na thotë”, tha Cellino për Corriere dello Sport. “Unë thjesht do ta them këtë: ky sezon është i humbur”.

“Shpresojmë të jemi në gjendje të nisim sezonin e ardhshëm, do të ishte diçka e mirë”.

(Kosova Sot Online)