Willian shpreson të mbetet në Angli, e duan dy klube

  • 31 March 2020 - 15:25
Willian shpreson të mbetet në Angli, e duan dy klube

Anësori brazilian po i kalon muajt e fundit të kontratës aktuale me Chelsean, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Arsenali dhe Tottenhami.

Braziliani Willian shpreson ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

Anësori ofanziv është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me Chelsean.

Palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e saj, prandaj përfaqësuesi brazilian mund të largohet nga “Stamford Bridge”.

Ndërkohë, interesim për 31 vjeçarin kanë shfaqur dy klubet tjera londineze, Arsenali dhe Tottenhami.

“Dëshirë e imja është të rri në Premierligë. Por, nuk e përjashtoj mundësinë të luaj në një ligë tjetër. Do të luaj deri në fund të sezonit dhe më pas të shohim se çka do të ndodhë. Jam mjaft i lidhur me Anglinë”, ka thënë Willian për “ESPN Brazil”.

Ai i ka zhvilluar më shumë se 300 ndeshje me “Blues” duke e fituar Premierligën, Europa Leaguen dhe FA Cup.

Ai i ishte bashkuar klubit anglez në vitin 2013 nga Shakhtar Donetsk.

Interesim për Willianin kanë shfaqur edhe Juventusi në Itali dhe Barcelona në Spanjë.

(Kosova Sot Online)