Man Utd e Arsenali e rivalizojnë Realin për Jimenezin
Gjigantët e futbollit anglez ia kanë vënë syrin sulmuesit meksikan, të cilin e do edhe Real Madridi
Raul Jimenez është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane.
Paraqitjet pozitive me Wolverhamptonin në Premierligë kanë bërë që sulmuesi meksikan ta zgjojë interesimin e klubeve të njohura.
Ditë më parë flitej për një interesim të Real Madridit për sulmuesin e rrezikshëm.
Tabloidi britanik “Daily Star” shkruan se tash në garë për futbollistin jug-amerikan janë futur edhe Manchester Unitedi dhe Arsenali.
Wolves i kërkojnë 90 milionë euro për Jimenezin.
Edhe vetë futbollisti është i interesuar për ta bërë hapin e radhës në karrierë gjatë verës që vjen.
(Kosova Sot Online)