Reali insiston për Alaban
Reali insiston për Alaban.
“Los Blancos” synojnë ta transferojnë gjatë verës që vjen mbrojtësin e majtë të Bayern Munichut, në vend të brazilianit Marcelo, i cili mund t’i bashkohet Juventusit
Real Madridi po planifikon të përforcohet në repartin defanziv për sezonin e ardhshëm.
“Los Blancos” ia kanë vënë syrin mbrojtësit të majtë të Bayern Munichut, David Alaba.
Për këtë siguron mediumi “Le10sport”.
Përfaqësuesi austriak pëlqehet nga trajneri Zinedine Zidane, i cili e do lojtarin në “Santiago Bernabeu”.
Alaba ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2021.
Por, nuk përjashtohet mundësia që futbollisti të largohet nga “Allianz Arena” gjatë verës që vjen.
Reali e ka ndërmend ta shesë Marcelon, i cili mund të përfundojë në Juventus, dhe ta transferojë Alaban.
(Kosova Sot Online)