Gotze planifikon të largohet nga Gjermania

  • 01 April 2020 - 16:14
Gotze planifikon të largohet nga Gjermania

Mesfushori ofanziv gjerman synon të luajë në njërën prej ligave më të forta evropiane

Mario Gotze dëshiron të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë verës që vjen.

Ylli gjerman është i vendosur për ta kërkuar një sfidë të re në një vend tjetër të Evropës.

Natyrisht, 27 vjeçari synon të luajë në njërën prej top ligave evropiane, njofton tabloidi gjerman “Sport Bild”.

Përfaqësuesi gjerman nuk ka qenë protagonist tek Verdhezinjtë këtë sezon.

Ai i ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Për këtë, ish-futbollisti i Bayern Munichut po e kërkon një klub ku do të mund të luante në vazhdimësi. 

(Kosova Sot Online)