Neymar, në mendjen e Barçës

  • 01 April 2020 - 18:47
Neymar, në mendjen e Barçës

Gjiganti katalunas synon ta rikthejë në “Camp Nou” yllin brazilian, për të cilin është i gatshëm të ofrojë edhe lojtarë

Barcelona nuk është ndalur asnjëherë së menduari për ta rikthyer Neymarin në Camp Nou.

Gjiganti katalunas do të mundohet ta transferojë yllin brazilian edhe në verën që vjen.

Përfaqësuesi brazilian ishte transferuar në Paris Saint-Germain në vitin 2017 për 222 milionë euro.

Por, edhe vetë ish-futbollisti i Santosit e ka shprehur jo rrallë dëshirën e tij për t’u rikthyer tek kampioni spanjoll.

Tash, Barça po e mendon strategjinë për të ardhur deri tek 28 vjeçari.

PSG-ja e vlerëson lojtarin së paku 160 milionë euro.

Mirëpo, gjiganti katalunas është i gatshëm të përfshijë edhe futbollistë të tij në këtë marrëveshje.

Në dispozicion të kampionit francez do të jenë lojtarët si Dembele, Coutinho, Semedo apo Umtiti.

(Kosova Sot Online)