Barcelona dëshiron ta shkëmbejë Griezmannin për Neymarin
Barcelona shpreson ta arrijë një marrëveshje shkëmbimi për Neymarin, sipas të cilës Antoine Griezmann do t’i bashkohej Paris Saint-Germainit në verë.
Klubi katalonas është i gatshëm ta lejojë Griezmannin të largohet pas vetëm një sezoni, në mënyrë që t’i financojë blerjet që i ka synim kryesor, Neymarin dhe sulmuesin e Interit Lautaro Martinez.
Edhe Barça është goditur financiarisht nga pandemia koronavirus, prandaj nuk do të mundë të shpenzojë shumë në blerjen e lojtarëve të rinj.
Kampioni spanjoll e vlerëson yllit e vet francez 100 milionë euro dhe do të kërkojë ta shesë atë diku tjetër nëse as ai e as PSG-ja nuk shfaqin interesim për një marrëveshje të tillë.
(Kosova Sot Online)