Zanetti: Lautaro është i lumtur në Inter

  • 02 April 2020 - 20:41
Zanetti: Lautaro është i lumtur në Inter

Zanetti shpreson që Lautaro të qëndrojë sa më gjatë të jetë e mundur te interi

Barcelona është duke insistuar për sulmuesin, Lautaro Martinez, që është rritur shumë lojtar dhe e shohin zëvendësuesin ideal të Luis Suarez.

Sido që të jetë, zëvendës presidenti i Interit, legjenda Javier Zanetti, shpreson që bashkëkombësi i tij do të qëndrojë gjatë në Itali.

“E transferuam atë kur ishte lojtari më premtues në Argjentinë”, tha Zanetti për Sky Sport.

“Diego Milito tha se do të behet lojtar i madh. Ai është vetëm 22 vjeçar, por tashmë luan te Argjentina. Ai duket i lumtur me ne dhe shpresoj se do të qëndrojë për një kohë të gjatë”.

“Ai është e ardhmja e klubit tonë”. 

(Kosova Sot Online)