Suarez reagon pas uljes së pagave në Barcelonë

  • 03 April 2020 - 08:38
Suarez reagon pas uljes së pagave në Barcelonë

Qendërsulmuesi uruguaian Luis Suarez u doli në mbrojtje futbollistëve të Barcelonës dhe tha se ata ishin të parët që arrin marrëveshje për uljen e pagave të tyre gjatë kohës së krizës së shkaktuar nga koronavirusit.

Lojtarët e Barcelonës u pajtuan t’iu ulën pagat për 70 për qind gjatë kohës sa zgjat kriza e shkaktuar nga koronavirusi. Ky vendim u mor më herët këtë javë.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën, ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i kritikoi figurat seniore të klubit që i kishin vënë lojtarët nën presion për diçka që ata e kishin ditur gjithmonë se do ta bënin.

Suarez tha se lojtarët ishin të lënduar nga pretendimet se ata nuk dëshironin ta pranonin një marrëveshje për t’iu ulur pagat.

“Shumë gjëra lënduese janë thënë për uljen e pagave të skuadrës. Njerëzit kanë thënë se lojtarët s’donin ta pranonin këtë, pastaj u tha se lojtarët nga pjesët e tjera të klubit kishin arritur marrëveshje, kur realiteti ishte se ne prisnim për ta gjetur zgjidhjen më të mirë për klubin”, ka thënë Suarez.

“Të dhemb kur njerëzit thonë gjëra të atille sepse ne ishim njerëzit e parë që donim të arrinim marrëveshje, pasi që e dinim se si është situata e klubit. Asnjë lojtar në skuadër nuk e refuzoi ofertën për ulje page, por u arrit marrëveshje e përbashkët me klubin. Kapitenët folën me presidentin dhe askush nuk e refuzoi këtë”.

(Kosova Sot Online )