Klopp e do me çdo kusht në Liverpool Wernerin

  • 03 April 2020 - 17:21
Klopp e do me çdo kusht në Liverpool Wernerin

“Reds” janë të vendosur për ta transferuar në “Anfield Road” sulmuesin e rrezikshëm të Leipzigut

Liverpooli është i vendosur për ta transferuar sulmuesin e Leipzigut, Timo Werner.

Për këtë është i bindur mediumi britanik “Daily Mail”.

Raportohet se përfaqësuesi gjerman është pranë transferimit në “Anfield Road”.

Gjithashtu, flitet se kampioni aktual evropian dhe botëror mund ta bëjë të vetin Wernerin për 55 milionë euro gjatë këtij muaji.

Por, Të Kuqtë nuk duan të nguten derisa të kalojë virusi COVID-19.

24 vjeçari ka qenë impresionues këtë sezon me Leipzigun në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve. 


(Kosova Sot Online)