“Kosova me fanella Kuq e Zi? Është një pyetje me spec”

  • 03 April 2020 - 19:31
“Kosova me fanella Kuq e Zi? Është një pyetje me spec”

Edhe Besnik Hasi është pyetur për Kosovën që një ditë të zbresë në fushë me fanella Kuq e Zi.

Shumë Kombëtare, sidomos fanellat e treta, i kanë me ngjyra krejtësisht jashtë flamurit, shtetit të tyre. Për diçka të tillë është diskutuar edhe për Kosovën, nëse tifozët, që deri para disa viteve kanë mbështetur gjithmonë fanellat Kuq e Zi, do të kenë rastin t’i shohin me to edhe futbollistët e “Dardanëve”.

Lidhur me këtë është pyetur edhe legjenda e Shqipërisë, Besnik Hasi, në një intervistë për super sport.

“Kosova me fanellë kuqezi? Është një pyetje me spec. Në jemi të gjithë shqiptarë, por tani Kosova është një shtet sovran dhe ka gjithçka të një shteti tjetër, pavarësisht se në kokat tona gjithçka është kuqezi”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)