“Unë në Real Madrid? Akoma s’e kam nisur kursin e spanjishtes”

  • 05 April 2020 - 09:12
“Unë në Real Madrid? Akoma s’e kam nisur kursin e spanjishtes”

Mesfushori i Ajax, Donny van dek Beek, nuk e ka qartësuar të ardhmen e vet kur është pyetur nëse do t’i bashkohet Real Madridit, duke thënë se ende nuk ka nisur ta mësojë gjuhën spanjishte.

Ai, megjithatë, e mohoi se ka marrëveshje me Real Madridin, duke e bërë të qartë se ende nuk është vendosur se cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm.

“Të luash në diell është gjithmonë mirë, por jo, unë nuk e kam filluar kursin e spanjishtes” tha De Beek për revistën Helden.

“Ende nuk i kam thënë po asnjë klubi. Gjithçka mbetet e hapur. E di çfarë kam këtu, në Ajax më duan dhe unë e dua Ajaxin”, shtoi ai.

Van de Beek është vetëm njëri prej shumë mesfushorëve për të cilët është përfolur se mund t’i bashkohen gjigantit spanjoll. 


(Kosova Sot Online)