Barcelona ia ofron Lautaros dyfishin e pagës që po ia ofron Interi në kontratën e re

  • 05 April 2020 - 11:57
Barcelona ia ofron Lautaros dyfishin e pagës që po ia ofron Interi në kontratën e re

Barcelona është e gatshme t’ia ofrojë Lautaro Martinezit dyfishin e pagës të cilët do ta merrte në kontratën e re me Interin.

Sulmuesi 22-vjeçar ka kontratë me Interin deri më 2023, por është në bisedime tashmë për kontratë të re, me mundësi për ta rritur edhe shumën e klauzolës aktuale prej 111 milionë euro, pas një sezoni të shkëlqyer me ziklatrit.

Ai i shënoi 16 gola dhe i dhuroi katër asiste në 31 paraqitje garuese, përfshirë pesë gola në gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Sipas gazetës katalonase SPORT, e cila është e afërt me klubit e Barçës, bisedimet po shkojnë mirë, sepse Martinez dhe menaxheri i tij e dinë shumë mirë se disa klube janë të gatshme ta rrëmbejnë atë në verë, madje edhe për shumën prej 111 milionë euro në klauzolën e tij.

Barcelona është favorite e dukshme për të, para Chelseat, Real Madridit dhe Manchester Unitedit, veçanërisht nëse e përfshinë Arturo Vidalin dhe lojtarë të tjerë në marrëveshjen për të.

Sipas SPORT, Interi është duke i ofruar pagë prej 4 milionë euro në vit Martinezit nëse pranon të nënshkruajë kontratë të re, por Barcelona është e gatshme t’ia japë dyfishin e saj.

(Kosova Sot Online)