“Kthimi i Zidane në Madrid? Nuk bën të martohesh dy herë me të njëjtën grua”

  • 05 April 2020 - 22:47
“Kthimi i Zidane në Madrid? Nuk bën të martohesh dy herë me të njëjtën grua”

Ish sulmuesi i Ajaxit dhe Tottenhamit, Mido, beson se Zinedine Zidane nuk ka sjellë asgjë të re në Real Madrid gjatë periudhës së dytë si trajner në Bernabeu.

Zidane u kthye të gjiganti i La Ligës në mars të vitit të kaluar.

Ai u largua në verën e vitit 2018 pasi fitoi Champions Leaguen për herë të tretë me radhë, por për shkak të situatës kritike në klub, vendosi të kthehet sërish.

Megjithatë, Mido ka kritikuar Zidanin, duke thënë se bëri gabim që u kthye.

“Real Madrid më pëlqen shumë si skuadër, madje them se është skuadra ime e preferuar në La Liga”, tha Mido për AS.

“Por, sipas mendimit tim, kthimi i Zidane nuk ka sjellë asgjë për Realin. Siç thuhet në këto raste ‘mos u marto dy herë me të njëjtën grua”.

Reali po ka një sezon me ulje dhe ngritje.

Pak ditë pasi fitoi në El Clasico, ai humbi në La Liga, duke humbur edhe kreun, derisa në Champions u mposhtë nga Man City midis “Santiago Bernabeut”. 

(Kosova Sot Online)