Serie A: “Sezoni do të përfundojë”

  • 06 April 2020 - 17:00
Serie A: “Sezoni do të përfundojë”

Serie A beson se sezoni 2019/20 do të mbyllet me sukses

Për shkak të koronavirusit, gjitha kampionatet janë mbyllur, derisa ende nuk dihet një datë për rinisjen e saj, që çdo ditë e më shumë virusi po ua vështirëson punët.

Sido që të jetë, Serie A ka konfirmuar dëshirën për ta përfunduar sezonin 2019/20, por vetëm atëherë kur të jenë “kushtet shëndetësore dhe kur të lejojnë autoritetet vendase”.

Fundi i muajit maj parashikohet për rinisjen e sezonit, nëse qetësohet situata.

Italia është një ndër vendet më të prekura në Evropë nga COVID-19, me mbi 100 mijë të prekur, dhe mbi 14 mijë të vdekur. 

(Kosova Sot Online)