Odriozola nuk dorëzohet: “Koha ime në Madrid do të vijë”

  • 06 prill 2020 - 19:53
Odriozola nuk dorëzohet: “Koha ime në Madrid do të vijë”

Odriozola s’dëshiron të largohet nga Reali

Alvaro Odriozola nuk pëlqehet nga Zinedine Zidane dhe për këtë, edhe pse nuk kishte zëvendësues tjetër për Dani Carvajal – e huazoi lojtarin në janar te Bayern Munich.

Megjithatë, Odriozola beson se do të vazhdojë të jetë lojtar i Los Blancos dhe s’do të largohet nga Madridi.

Ai thotë se do të vijë koha e tij te Reali.

“Pas lëndimit në prill të vitit të kaluar, nuk isha lojtari që kam qenë sepse i kalova tre muaj pa stërvitje, sepse madje s’më lejohej as të vrapoja”, tha Odriozola.

“Nuk isha në më të mirën time që të luaj në mënyrën që më pëlqen të luaj. Duhet të jem i sinqertë dhe ndiej besimin e Zidane, kështu që nuk kam asnjë dyshim se koha ime do të vijë”.

Insistimi i Odriozolës që të vazhdojë me Realin, do t’ia mbyllë dyert Hakim Achrafit, që në qershor përfundon marrëveshja 2 vjeçare e huazimit te Borussia Dortmundi dhe do të kthehet në Madrid. 


(Kosova Sot Online)