Neymari rrëfen sa shumë e ndikoi vdekja e Kobe Bryant

  • 07 prill 2020 - 10:20
Neymari rrëfen sa shumë e ndikoi vdekja e Kobe Bryant

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymari, ka thënë se atë e ka ndikuar thellësisht vdekja e legjendës së NBA dhe Los Angeles Lakers, Kobe Bryant.

Ikona e basketbollit, 41-vjeçar, dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna vdiqën në mënyrë tragjike me shtatë njerëz të tjerë, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua më 26 janar në Calabasas të Kalifornisë.

Neymari kishte qenë duke luajtur në një ndeshje të PSG-së kur kishte ndodhur ai aksident, por pas pjesës së parë të ndeshjes, ai e kishte mësuar lajmin dhe golin e tij në pjesën e dytë të ndeshjes e kishte festuar për nder të Bryant, duke e bërë numrin 24 të fanellës së Kobe-t me gishtat e tij.

Kobe dhe Neymari ishin takuar disa herë gjatë viteve të fundit, pasi që Bryant shpeshherë kishte bërë të ditur se atij i pëlqen mjaft shumë edhe futbolli dhe se skuadrat e tij të preferuara janë Milanid dhe Barcelona.

Duke e kujtuar vdekjen e Bryant, Neymari tha: “Vdekja e tij më ndikoi mua shumë sepse jetët tona kishin kaq shumë gjëra të përbashkëta”.

“Unë e kisha takuar atë personalisht disa herë dhe ai kishte ardhur në Paris. Kur e takon atë si person, jo vetëm si atlet, kjo ta krijon një marrëdhënie më ndryshe dhe me Kobe-n, kjo marrëdhënie ishte shumë e veçantë”.

“Sporti dhe shoqëria e kanë humbur një burrë të mrekullueshëm”.

(Kosova Sot Online)