Reali e ofron Jovicin për Haalandin

  • 07 April 2020 - 17:31
Reali e ofron Jovicin për Haalandin

Gjiganti spanjoll po i shikon të gjitha mundësitë për të arritur deri tek sulmuesi i rrezikshëm norvegjez i Borussia Dortmundit

Real Madridi po i shikon të gjitha mundësitë për të arritur deri tek Erling Haalandi.

Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez është një admirues i madh i sulmuesit të rrezikshëm norvegjez.

Dhe, mediumi spanjoll “Marca” shkruan se gjiganti spanjoll për Haalandin është i gatshëm t’ia ofrojë Borussia Dortmundit sulmuesin Luka Jovic.

Ky i fundit i ishte bashkuar Realit nga Eintracht Frankfurti verën e kaluar, por nuk e ka gjetur veten në “Santiago Bernabeu”.

Nga ana tjetër, Haaland, pasi shpërtheu vitin e kaluar tek Salzburgu, po vazhdon të impresionojë në Dortmund. 

(Kosova Sot Online)