Ish-ylli brazilian: Neymari është trashëgimtari natyral i Messit

  • 09 April 2020 - 09:30
Ish-ylli brazilian: Neymari është trashëgimtari natyral i Messit

Askush tjetër përveç Neymarit nuk mund të zëvendësojë Lionel Messin në Barcelonë, sipas ish-përfaqësuesit të Brazilit Mazinho, i cili beson se ylli i Paris Saint-Germain do të jetë trashëgimtari i argjentinasit në Camp Nou.

Barcelona bëri përpjekje të pareshtura ta kthejë Neymarin në klub gjatë verës së kaluar dhe do të tentojë përsëri këtë verë.

Mazinho beson se vetëm braziliani mund të zëvendësojë Messin në fanellën e Barçës.

“Barcelona do të ishte shumë e lumtur me kthimin e Neymarit në klub”, tha Mazinho për Radio MARCA.

“Ai është pasuesi natyral i Messit. Askush tjetër nuk mund ta zëvendësojë Messin”, shtoi ai.

Mazinho është babai i dyshes Thiago Alcantara dhe Rafinha. 

(Kosova Sot Online)