Adriano Galliani: Kampionati duhet të rinisë

  • 10 April 2020 - 11:29
Adriano Galliani: Kampionati duhet të rinisë

Ish-drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se futbolli do të shpërthejë nëse anulohet kampionati këtë sezon, përderisa sugjeroi se ligat e ndryshme evropiane s’është e nevojshme të përfundojnë në të njëjtën kohë.

Adriano Galliani ka bërë thirrje që të pritet deri sa të të kalojë kriza e koronavirusit për të rinisur kampionatet në futboll, në mënyrë që lojtarët të mundë të kthehen në fushën e lojës kur të jetë e sigurt.

Kryetari i Monzas e theksoi se Ligat Evropiane kanë agjenda të ndryshme dhe nuk është e rëndësishme që të gjitha ligat tani të përfundojnë në të njëjtin afat kohor.

“Nuk mund të mos ia rinisësh kampionatit, por duhet ta bësh këtë në kushte të sigurta. Nuk e kuptoj këtë insistimin për t’u kthyer në fushë kaq shpejt dhe të rinisë gjithçka në shtator, kur pandemia ende po vazhdon”.

“Në këtë moment, ne nuk e dimë çfarë do të ndodhë. Qeveria, sipas komunitetit shkencor, do ta diktojë afatin kohor dhe kampionatet mund të rinisen dhe mbyllen në periudha të ndryshme në vende të ndryshme”.

“Gjermania mund t’ia nisë më herët dhe Italia është para Anglisë sa i përket kalimit të kulmit të krizës. Ne nuk është e nevojshme t’i mbyllim ligat në të njëntën kohë”.

“Është e nevojshme që kampionati të mbyllet në fushën e lojës sepse kështu është ligji i sportit dhe sepse duhet ta shpëtojmë sistemin. Futbolli do të shpërthejë nëse kampionati anulohet”. 

(Kosova Sot Online)