Gotze do ta zëvendësojë Shaqirin?

  • 11 April 2020 - 15:54
Gotze do ta zëvendësojë Shaqirin?

Klopp po mendon ta marrë Gotzen në vend të Shaqirit

Xherdan Shaqiri do t’i thotë lamtumirë Liverpoolit në fund të sezonit.

Sipas mediave britanike, sulmuesi shqiptar do të largohet nga ‘Anfield’ për të paktën 15 deri në 20 milionë funte, çmim i vendosur tashmë nga Liverpooli.

Galatasaray dhe Sevilla janë skuadrat më të interesuara për 27-vjecarin.

Madje, tani raportohet se Jurgen Klopp tashmë ka gjetur zëvendësuesin për Shaqirin, bëhet fjalë për Mario Gotzen, me të cilin ka punuar te Borussia Dortmundi.

Gotze gjatë këtij sezoni ka konfirmuar se do të largohet nga Dortmundi kur t’i skadojë kontrata në fund të qershorit, çka do të thotë se Liverpooli mund ta marrë atë me parametra zero.

Klopp e njeh mirë Gotzen, nën urdhëratë e të cilit lojtari gjerman pati vitet e arta të karrierës.

(Kosova Sot Online)