Lojtarët e Kosovës e tallin Rashicën në komente, ky i fundit u përgjigjet

  • 11 April 2020 - 19:38
Lojtarët e Kosovës e tallin Rashicën në komente, ky i fundit u përgjigjet

Ylli i Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica, i mori disa komente tallëse nga bashkëlojtarët e tij në ekipin e Kosovës, Benjamin Kololli dhe Atdhe Nuhiu, në fotografinë e tij të fundit në Instagram, ku doli me gojën e hapur.

Bundesliga ka qenë e pezulluar përkohësisht që nga 13 marsi shkaku i përhapjes së madhe të virusit Covid-19, që e ka ndërprerë futbollin pothuajse në gjithë botën. Megjithatë, liga elitare e futbollit në Gjermani duket se është më afër kthimit sesa ligat e tjera.

Skuadra e Bundesligës dhe Bundesligës 2 i kanë rinisur seancat stërvitore këtë javë dhe drejtori ekzekutiv i Bundesligës, Christian Seifert, ka zbuluar se këto dy liga po shpresojnë t’i rinisin ndeshjet në fillim të majit, për t’i përfunduar ndeshjet deri në fund të qershorit.

Milot Rashica po i shijon stërvitjet me skuadrën e tij, mirëpo në postimin e fundit në Instagram ai u shfaq i mërzitur që s’do të zhvillohen ende ndeshje.

“Kur e kupton se nuk do të ketë ende ndeshje të Bundesligës as këtë të shtunë pasdite #MR7 #QëndroniTëSigurt”, shkroi Rashica, mbi një fotografi ku ai shihet me gojën e hapur, përderisa ushtron.

Kjo fotografi u bë cak talljeje për bashkëlojtarët e Rashicës në ekipin kombëtar të Kosovës, të cilët u fokusuan te fakti që Rashica kishte dalur me gojën hapur. Më poshtë mund t’i shihni komentet.

Përderisa Rashica të paktën u është kthyer stërvitjeve me ekipin e tij, shumica e lojtarëve të Kosovës ende janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi të vetëzioluar dhe të stërviten aq sa munden vetë. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

When you realise there's still no @bundesliga_en on Saturday afternoon ë #MR7 ë #staysafe

A post shared by MILOT RASHICA (@milotrashica7) on

Image

(Kosova Sot Online)