“Djalë shtëpie” – Vojvoda ujit lulet, vazhdon vetëizolimin

  • 11 April 2020 - 20:20
“Djalë shtëpie” – Vojvoda ujit lulet, vazhdon vetëizolimin

Tash që është vetizoluar në shtëpi dhe e ka pamundur të zhvillojë ndeshje e stërvitje me skuadrën, Mërgim Vojvoda po gjen kohë të bëjë edhe punë të tjera nëpër shtëpi, si ujitjen e luleve.

Koronavirusi e ka goditur edhe botën e futbollit, duke bërë që ligat e futbollit të suspendohen përkohësisht në mënyrë që të mos ndikojnë në përhapjen edhe më të madhe të kësaj pandemie.

Ndër ligat e prekura nga ky virus është liga elitare e futbollit në Belgjikë, Jupiler Pro League, ku luan mbrojtësi anësor i Kosovës, Mërgim Vojvoda, për Standard Liege.

E përveç që lojtarët po e kanë të pamundur të zhvillojnë ndeshje me ekipet e tyre, atyre u janë pamundësuar edhe seancat stërvitore dhe janë këshilluar të stërviten nëpër shtëpitë e tyre nga klubet, në mënyrë që të mos bien nga forma.

E shkaku i vetëizolimit nëpër shtëpi, Vojvoda tani po gjen kohë të bëjë edhe punë të tjera në shtëpi, si ujitjen e luleve. Këtë gjë e bëri të ditur duke e shpërndarë një video të postuar nga motra e tij me mbishkrimin “Djalë i shtëpisë”.

Liga belge ishte e para që vendosi për anulimin e këtij sezoni dhe për shpalljen e kampionit në bazë të tabelës aktuale, megjithatë ky vendim nuk është ratifikuar ende dhe Federata belge e ka shtyrë vendimin ku do të merrej vendimi përfundimtar për fatin e këtij sezoni të kampionatit. 

(Kosova Sot Online)