Juventusi e gjen në Argjentinë zëvendësuesin e Higuainit

  • 12 April 2020 - 09:56
Juventusi e gjen në Argjentinë zëvendësuesin e Higuainit

Juventusi po mendon për afatin kalimtar të verës. Ndër synimet është ta gjejë zëvendësuesin e Gonzalo Higuain.

Skautët e “Zonjës së Vjetër” kanë hedhur grepat deri në Argjentinë. Ata kanë pikasur titullarin e Boca Juniors, Jan Hurtadon.

Sulmuesi 20-vjeçar ka bërë shumë mirë dhe është agjenti i tij që ka pranuar se italianët e kanë kontaktuar.

“Dikush nga Juventusi më mori në telefon dhe më pyeti për të”, tha Rodolfo Baque, menaxheri i lojtarit për Radio La Red.

“Ai ishte shumë shok me Daniele De Rossin, jetonte ngjitur me të dhe shkonin bashkë në stërvitje. Nuk ka pasur asnjë kontakt me Romën. Lojtari dëshiron të qëndrojë te Boca”, tha ai.  

(Kosova Sot Online)