Neymari e kishte planifikuar talljen me Haaland para takimit PSG-Dortmund, thotë Marquinhos

  • 12 April 2020 - 15:57
Neymari e kishte planifikuar talljen me Haaland para takimit PSG-Dortmund, thotë Marquinhos

Neymari kishte planifikuar paraprakisht ta tallte Erling Haalandin pas ndeshjes mes Paris Saint-Germain kundër Borussia Dortmund në Ligën e kampionëve, sipas bashkëlojtarit të tij Marquinhos.

Këtyre dy klubeve iu ra shorti të luajnë ndaj njëra-tjetrës në fazën e 16 më të mirëve në këtë sezon të Championsit, me ndeshjen e parë që u zhvillua në Westfalenstadion më 18 mars.

Dortmundi e siguroi një fitore prej 2:1 para përkrahësve të vet falë një dygolëshi nga Haaland, i cili i festoi golat duke bërë pozë meditimi në skajin e fushës.

Neymari, i cili e shënoi golin e vetëm të PSG-së në atë ndeshje, ishte motivuar për hakmarrje në ndeshjen e kthimit në Paris, veçanërisht pasi një fotografi u shfaq në rrjetet sociale ku shihej Haaland, me përshkrimin: “Qyteti im, jo i juaji”.

Përfaqësuesi brazilian e frymëzoi rikthimin e PSG-së më 11 mars, duke e shënuar golin hapes në një ndeshje të zhvilluar prapa dyerve të mbyllura për shkak të pandemisë koronavirus.

Neymari e imitoi festimi e Haalandit para kamerave dhe PSG-ja e siguroi biletën për çerekfinale falë triumfit 3:2 pas dy ndeshjeve.

Kampioni francez e festoi triumfin në zhveshtore, me Neymarin që i priu skuadrës në një fotografi të përbashkët duke e imituar pozën e Haalandit përsëri.

Pastaj, 28-vjeçari e zgjodhi Instagramin për ta postuar një fotografi ku shihej duke festuar, duke e tallur përsëri yllin e Dortmundit, me përshkrimin: “Parisi është qyteti ynë, jo i juaji”.

Dhe mesfushori i PSG-së Marquinhos thotë se veprimet e Neymarit ishin të planifikuara mirë.

“Atij i pëlqejnë këto gjëra. Neymari nuk është thjesht futbollist, ai nuk ka frikë dhe gjithmonë përgjigjet ndaj provokimeve”, tha Marquinhos. 


(Kosova Sot Online)