Emery e fajësoi ish të dashurën “shtrigë” për shkarkimin nga Arsenali

  • 13 April 2020 - 14:33
Emery e fajësoi ish të dashurën “shtrigë” për shkarkimin nga Arsenali

Emery e fajësoi ish të dashurën “shtrigë” për shkarkimin nga Arsenali dhe e përdori Google Translate për anglisht

Ish-partnerja e Unai Emery, Sacha Wright, thotë se trajneri spanjoll e kishte fajësuar atë për shkarkimin nga posti i trajnerit të Arsenalit, madje duke e quajtur shtrigë të bardhë. Wright zbulon detaje edhe nga takimi i parë me Emery dhe se si 48-vjeçari e kishte përdorur Google Translate gjatë bisedës për shkak të vështirësive me gjuhën angleze.

Unai Emery zgjati vetëm 18 muaj në Arsenal, par ase të lirohej nga detyra në nëntor të vitit 2019.

Shenjat e para premtuese pasi u emërua si pasues i Arsene Wengerit nisen të zhduken shumë shpejt, pasi klubi londinez nisi të bëjë hapa prapa nën drejtimin e tij.

Emery zgjodhi të ndahej nga Wright dy muaj para se të largohej nga Arsenali dhe, pasi ribashkuar në dhjetor, spanjolli ishte përpjekur ta fajësonte atë për dështimin në Londrën Veriore.

Në një intervistë për The Sun, Wright foli për romancën me Emery: “Ai më fajësoi mua pse Arsenali e shkarkoi. Ai më quajti shtrigë e bardhë sepse unë kinse i kisha sjellë shumë fat të keq. Ai më tha: ‘Ditën që ne u ndamë, ne filluam t’i humbim ndeshjet’. Ai më tha se ishte shumë i stresuar saqë mendjen nuk e kishte më në vend pas ndarjes nga unë”.

Wright shtoi: “Ne u takuam në verën e vitit 2018 dhe filluam të bisedojmë por unë nuk e përcjell futbollit prandaj nuk kisha ide se kush ishte ai. Ai më tha se punonte në industrinë e sportit dhe se anglishtja e tij ishte e keqe sepse sapo kishte shpërngulur në Londër”.

“Ne u pajtuam të takohemi në një restorant italian në Hampstead. Kur mbërrimë aty, e kuptova se ai duhej të ishte dikush i rëndësishëm sepse, edhe pse restoranti po mbyllej, ata e mbajtën atë hapur. Ai kishte theks të rëndë. Ai vazhdimisht e ndërpriste bisedën për t’i kontrolluar fjalët në Google Translate në telefonin e tij, por për mua ai ishte tërheqës që nga momenti që e takova. Ai vishej mirë dhe dukej person shumë i mirë. Ai bënte shaka se unë mund të isha mësuesja e tij e anglishtes”, tregoi ajo. 

(Kosova Sot Online)