Balotelli: “Do të doja të luaja për Napolin, e kam seriozisht”

  • 13 April 2020 - 23:22
Balotelli: “Do të doja të luaja për Napolin, e kam seriozisht”

Sulmuesi i Brescia, Mario Balotelli, dëshiron ta veshë fanellën e Napolit.

Balotelli, në një lidhje live në Instagram nga karantina e tij në Itali, haptazi ka shprehur dëshirën për të luajtur për Napolin, skuadër që e ka dashur gjithmonë.

“Unë u përpoqa”, tha ai gjatë një lidhje në Instagram me Fabio Cannavaro.

“Do të isha shumë i lumtur te Napoli, e kam seriozisht. Do ta bëja vajzën time drejtuese të tifozëve ultras, pasi ajo mbështet Napolin”.

“Unë këndoj ‘Brescia, Brescia’, por ajo ende e mbështet Napolin. Ajo u gëzua kur e çova në San Paolo, ajo u hipnotizua”.

“Gjithmonë është një ndjenjë e bukur të luash atje, megjithëse për mendimin tim stadiumi më i bukur është San Siro”. 

(Kosova Sot Online)