Krahu i djathtë i Rejas: Pranuam me kënaqësi uljen e pagës

  • 14 April 2020 - 20:27
 Krahu i djathtë i Rejas: Pranuam me kënaqësi uljen e pagës

Ish-lojtari i Juventusit, Sergio Porrini, tashmë pjesë e stafit teknik të Kombëtares Shqiptare (krahu i djathtë i trajnerit Edoardo Reja), ishte i ftuar në emisionin “FanZone” në SuperSport, ku fillimisht foli për situatën e vështirë që po kalon Italia për shkak të Koronavirusit.

“Tani situata është më e mirë. Ka qenë një periudhë e vështirë, me shumë viktima. Fatmirësisht po ulet numri i viktimave. Sa i takon futbollit, duke një situatë më e mirë. Pas 3-4 javësh njerëzit pritet të kenë më shumë liri dhe të nisin me aktivitetet sportive.”

Komunikimi me kuqezinjtë: Flas me trajnerin Reja dhe me lojtarët, pasi duam ta dimë gjendjen e tyre. Ata kanë marrë udhëzime nga klubet që të stërviten. Po punojnë për të mbajtur gjendjen fizike, që të jenë gati për nisjen e aktivitetit. Për ne është pak e vështirë të organizohemi. Kur nuk ka kampionate, nuk është se kemi çfarë të bëjmë. Normalisht kemi bërë një program.

Ulja e pagave: Të gjithëve na është ulur paga. Reja na ka telefonuar dhe e kemi pranuar me kënaqësi. Të gjithë ishim gati, pasi e dimë situatën dhe kjo është më se normale.

Prurjet në Kombëtare: Po punojmë për të konsoliduar skuadrën. Kemi afruar lojtarë si Selahi dhe Kamberi, apo edhe emra si Bare e Kumbulla.

(Kosova Sot Online)