Barça e vendos çmimin e Vidalit

  • 15 April 2020 - 15:57
 Barça e vendos çmimin e Vidalit

Mesfushori kilian pritet të largohet nga “Camp Nou”, interesim për të ka shfaqur Interi

Arturo Vidal pritet të largohet nga Barcelona gjatë verës që vjen.

Gjiganti katalunas dëshiron ta shesë mesfushorin kilian.

Prandaj, kampioni aktual spanjoll e ka vendosur çmimin për futbollistin.

Sipas portalit italian “Calciomercato”, Barça e vlerëson 32 vjeçarin 20 milionë euro.

Katalunasit e kanë bërë zbritjen e çmimit të lojtarit për shkak të moshës së tij dhe për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Interesimin më serioz për Vidalin e ka shfaqur Interi, pasi lojtarin e pëlqen trajneri Antonio Conte.

Ish-futbollisti i Bayer Leverkusenit, Juventusit e Bayern Munichut mund të rikthehet në Serie A pas pak muajsh.