Klopp dëshiron të takohet personalisht me Wernerin

  • 15 April 2020 - 16:56
 Klopp dëshiron të takohet personalisht me Wernerin

Trajneri gjerman insiston se mund ta bindë bashkëkombësin e tij të transferohet në Liverpool gjatë verës që vjen

Jurgen Klopp dëshiron të takohet personalisht me sulmuesin e Leipzigut, Timo Werner.

Futbollisti gjerman është bërë objektiv i Liverpoolit, i cili e do atë në “Anfield Road” me çdo kusht.

Për këtë, trajneri gjerman është i interesuar ta takojë bashkëkombësin e tij, duke u shprehur i sigurt se mund ta bindë atë që t’i bashkohet kampionit aktual evropian dhe botëror.

24 vjeçari po shkëlqen këtë sezon në fanellën e Leipzigut.

Tabloidi “Bild” shkruan se klubi gjerman i kërkon së paku 100 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm.

(Kosova Sot Online)