Pogba e do largimin, Reali e Juve në ofanzivë

  • 16 April 2020 - 17:17
 Pogba e do largimin, Reali e Juve në ofanzivë

Francezi nuk dëshiron të qëndrojë më në Manchester United, e presin krahëhapur gjiganti spanjoll dhe ai italian

Eksperienca e dytë e Paul Pogbas në Manchester United mund të marrë fund në muajt në vazhdim.

Mediat britanike shkruajnë se mesfushori francez e ka ndarë mendjen dhe dëshiron të largohet nga “Old Trafford”.

Kampioni i botës me Francën është në kërkim të një përvoje të re pasi nuk arriti të jetë i suksesshëm me “Djajtë e Kuq”.

United po mundohet ta bllokojë atë me një kontratë të re.

Mirëpo, në mendjen e Pogbas është vetëm largimi.

Futbollistin kualitativ e presin krahëhapur Real Madridi dhe Juventusi.

“Bianconeri” duan ta rikthejnë atë në Torino, ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

Ndërsa, “Los Blancos” po ashtu janë të nxehtë ta transferojnë Pogban, i cili pëlqehet nga trajneri Zinedine Zidane.

United mund ta shesë 27 vjeçarin për 110 milionë euro.

(Kosova Sot Online)