Munishi u uron shërim të shpejtë lojtarëve të infektuar të Ballkanit

  • 17 April 2020 - 08:35
Munishi u uron shërim të shpejtë lojtarëve të infektuar të Ballkanit

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, u ka uruar shërim të shpejtë dy lojtarëve të rinj të Ballkanit, vëllezërit Kolgeci, që u konfirmuan dje si të infektuar me virusin Covid-19.

Të enjten, dy futbollistët e parë në Kosovë u konfirmuan me virusin Covid-19. Këta dy futbollistë janë pjesë e shkollës së futbollit të Ballkanit dhe vijnë nga Suhareka.

Sipas njoftimit të publikuar nga klubi dje, ata të dy janë djemtë e një mjeku, që gjithashtu ishte konfirmuar me virusin Covid-19.

“Kampionët tanë po përballen fuqishëm me Covid-19! Janë këta vëllezërit Kolgeci sinonim i urtësisë , edukatës dhe shpirtit garues!”, thuhej në deklaratën e lëshuar nga Ballkani.

“Është forca e tyre shpirtërore dhe karakteri i trashëguar nga prindi i tyre mjek për t’u përballur me çdo sfidë e edhe me këtë, që duke u ndihmuar të tjerëve atakoi edhe fëmijët”.

“Në emër të FC Ballkanit, respektivisht të presidentit të klubit dhe gjithë fëmijëve të Shkollës së Futbollit dhe trajnerëve, ju dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim në fushën e futbollit! Qëndroni të fortë kampiona, si gjithmonë”.

(Kosova Sot Online)