Semedo – Barça, ndalen bisedimet

  • 17 April 2020 - 17:38
 Semedo – Barça, ndalen bisedimet

26 vjeçari nuk e vazhdon kontratën pa marrë garanci se do të luajë në vazhdimësi në “Camp Nou”

Nelson Semedo i ka ndalur bisedimet për vazhdimin e kontratës me Barcelonën.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Sport”.

26 vjeçari nuk pranon të nënshkruajë kontratë pa ju garantuar një vend në formacionin bazë.

Deri tash, një gjë të tillë futbollistit portugez nuk është i gatshëm t’ia sigurojë trajneri Quique Setien.

Manchester Unitedi dhe Tottenhami kanë shprehur interesim për Semedon, i cili ka kontratë me Barçën deri në vitin 2022.

(Kosova Sot Online)