“Vinicius, Rodrygo, Brahim… janë e ardhmja e Real Madridit”

  • 17 April 2020 - 21:41
“Vinicius, Rodrygo, Brahim… janë e ardhmja e Real Madridit”

Në këto ditë karantine, futbollistët po e kalojnë kohën duke biseduar me njëri-tjetrin në rrjete sociale, në Instagram.

Së fundmi, Marcelo dhe Vinicius Junior kanë biseduar për shumë tema në një lidhje live në Instagram ku mijëra tifozë nëpër botë kanë pasur mundësi ta shohin.

Ata diskutuan për shumë gjëra, derisa në një moment Marcelo ia bën të qartë Viniciusit se është e ardhmja e Real Madridit dhe për këtë duhet të vazhdojë dhe të punojë fort, derisa ky i fundit e pranon se me ndihmën e Marcelo dita ditës po rritet më shumë si lojtar.

“Jemi klub special. Më pëlqen që të të ndihmoj ty (Vinicius), Rodrygon, Militaon, Brahimin… ju jeni e ardhmja jonë, e ardhmja e Real Madridit!”, i thotë Marcelo Viniciusit. 

(Kosova Sot Online)