Zbulohen fanellat e PSG-së për sezonin 2020/21

  • 17 April 2020 - 22:17
Zbulohen fanellat e PSG-së për sezonin 2020/21

PSG ka zbuluar fanellat e reja që do të veshë sezonin e ardhshëm, të cilat janë të punuara nga Nike.

Fanella e parë nuk ka shumë ndryshime, as e dyta që do të jetë me jaka, ashtu siç i ka edhe tani PSG fanellat e bardha.

Gjithsesi, çudia më e madhe është fanella e tretë dhe e katërt.

Në të dy këto uniforma mbizotëron ngjyra ‘lejla’. Në fanellën e tretë ka dhe ngjyrë të bardhë të pranishme, ndërsa e katërta ka edhe ngjyrën rozë te krahët.

(Kosova Sot Online)