Lukaku thotë se nuk do të luajë më në Premierligë

  • 19 April 2020 - 09:08
Lukaku thotë se nuk do të luajë më në Premierligë

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, e ka pranuar se ka shumë pak gjasa që ai të luajë përsëri në Premierligë.

26-vjeçari i kaloi tetë vjet në Angli, duke iu bashkuar Chelseat më 2011, para se t’i përfaqësonte edhe West Bromin, Evertonin dhe Manchester Unitedin.

Në gusht të vitit 2019, Lukaku u largua nga United dhe kaloi te Interi, ku ka korrur sukses të madh në sezonin e parë në Serie A.

Përfaqësuesi i Belgjikës i ka shënuar 23 gola në të gjitha garat në sezonin 2019/20 para se ai të pezullohej për shkak të pandemisë koronavirus.

I pyetur nëse do të rikthehet në Premierligë, Lukaku tha: “Nuk mendoj që po, por e kam shijuar kohën në Everton vërtet”

(Kosova Sot Online)