“Mbappe do të kushtojë vetëm 40 milionë euro pas pandemisë koronavirus”

  • 19 April 2020 - 09:59
“Mbappe do të kushtojë vetëm 40 milionë euro pas pandemisë koronavirus”

“Mbappe do të kushtojë vetëm 40 milionë euro pas pandemisë koronavirus”

Daniel Cohn-Bendit, një aktivist francez i cili fitoi nam të madh gjatë demonstratave të Majit 1968 në Paris, beson se vlera e Kylian Mbappes në tregun e transferimeve do të bjerë tmerrësisht shumë, pas krizës së shkaktuar nga pandemia koronavirus.

Covid-19 është duke shkaktuar probleme të mëdha financiare në gjithë botën dhe pritet të ketë ndikim tejet të madh edhe në tregun e transferimeve të futbollistëve.

Kështu mendon edhe Cohn-Bendit, sipas të cilit, lojtari më i shtrenjtë francez tani do të kushtojë shumë lirë së shpejti.

“Nesër, Mbappe do të kushtojë 35 apo 40 milionë euro, e jo 200 milionë”, ka thënë ai për Ouest-France.

“Kush do të jetë në gjendje ta blejë atë? Do të ketë një rregullore dhe klubet duhet të bëjnë më shumë se thjesht kufizim e pagave”, shtoi ai.

“Do të bëhet një riorganizim i cili nuk do të ketë ndikim vetëm në pagat e lojtarëve por edhe në imazhin dhe reklamat e tyre”, theksoi ai. 


(Kosova Sot Online)