Juventusi i nis kontaktet me Zinedine Zidane, sipas mediave franceze

  • 19 April 2020 - 13:33
Juventusi i nis kontaktet me Zinedine Zidane, sipas mediave franceze

Juventusi ka rënë përsëri në kontakt me trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, në përpjekje për ta bindur atë të pranojë postin e trajnerit nga sezoni i ardhshëm, sipas mediave franceze.

Kjo nuk është hera e parë që Juventusi ka tentuar ta emërojë Zidanin në postin e trajnerit të skuadrës.

Zidane i ka kaluar katër vjet të karrierës së vet si futbollist në Juventus, nga 1996 deri më 2001.

Sipas Le10sport.com, drejtuesit e kampionit italian i kanë kontaktuar përfaqësuesit e Zidanit, pas thashethemeve se francezi nuk po kalon mirë me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

Zidane e pati lënë Madridin në maj të vitit 2018, pasi i fitoi tre trofe radhazi në Ligën e Kampionëve, por u kthye në mars të 2019-s.

Trajneri francez ka kontratë me Madridin deri në qershor 2022, por mediat spanjolle vazhdojnë të sugjerojnë se ai ka shumë mospajtime me klubin rreth strategjisë për të ardhmen.

Kjo do të ishte një goditje tjetër e rëndë për Real Madridin, i cili e ka humbur Cristiano Ronaldo në Juventus tashmë. 

(Kosova Sot Online)