Can nuk e pranon ende për kartonin e kuq: “Neymar u rrëzua vet”

  • 19 April 2020 - 19:16
 Can nuk e pranon ende për kartonin e kuq: “Neymar u rrëzua vet”

Can është kthyer të flasë për kartonin e kuq në Ligën e Kampionëve, insiston se u ndeshkua padrejte.

Në ndeshjen e kthimit mes Paris Saint Germain dhe Borussia Dortmund, ku triumfuan vendasit në “Parc des Princes” dhe kaluan tutje në Champions League, Emre Can u ndëshkua me karton të kuq.

Kjo ndodhi pas një ‘përleshje’ me Neymarin, por gjermani vazhdon të insistojë se nuk ishte për të kuq.

“Ende nuk e di. Thjesht nuk ishte karton i kuq”, tha ai për Bild.

“Çdo kush që din sadopak për futboll, e di se ato situata ndodhin shpesh. Neymar u rrëzua vet në fushë. Nëse ai është karton i kuq, mund të ndodhin 15 përjashtime (me të kuq) çdo ndeshje”.

(Kosova Sot Online)