Lukaku rrëfehet për sezonin e parë në Itali me Interin

  • 19 April 2020 - 22:47
 Lukaku rrëfehet për sezonin e parë në Itali me Interin

Sulmuesi belg Romelu Lukaku iu bashkua Interit verën e kaluar dhe me paraqitjet e golat e tij të vazhdueshëm, ka fituar menjëherë zemrat e tifozëve zikaltër, me të cilët ka bashkëbiseduar sot nëpërmjet rrjeteve sociale, duke shfrytëzuar edhe kohën e shumtë në dispozicion për shkak të izolimit.

AI ka treguar momentet më të bukura me fanellën e Interit, ka zbuluar golin që atij i ka pëlqyer më shumë dhe ndër të tjera ka thënë detaje nga fjalimi i Antonio Conets në mesin e pjesëve në derbin ndaj Milanit, që frymëzoi zikaltrit të përmbysin rezultatin nga 0-2 në 4-2.

Momenti më i bukur me fanellën e Interit? – Goli i parë ndaj Lecces, ku nisi gjithçka e bukur me skuadrën dhe tifozërinë. Të luash në “San Siro” është diçka e mrekullueshme dhe sidomos kur gjen edhe golin.

Goli më i bukur me Interin? – Goli i dytë ndaj Genoas, ku tregova edhe pak teknikë për të dërguar topin në rrjetë.

Derbi me Milanin? Jemi përballur dy herë dhe kemi fituar të dy sfidat, duke bërë që mbrëmjet të shndërrohen në të paharrueshme. Dua të veçoj fjalimin e Contes në pushimin mes pjesëve në derbin e fundit, ku po humbnim 0-2. Nuk pati të bërtitura, por me qetësi na shpjegoi se si duhet të lëviznim për të gjetur hapësira dhe më pas pjesën tjetër e bëmë ne në fushë.

Miqësia me Lautaron? – Gjithçka mendoj se vjen për shkak të një komunikimi mjaft të mirë që kemi me njëri-tjetrin. Flasim vazhdimisht që prej ditës së parë që jemi takuar dhe i themi njëri-tjetrit se si të lëvizim për t’u përshtatur më shumë në fushë.

(Kosova Sot Online)