Ja kur do të fillojë stinori i Superligës në futboll

  • 20 April 2020 - 08:32
Ja kur do të fillojë stinori i Superligës në futboll

Stinori i Superligës së Kinës në futboll (CSL) pritet të rinisë në fund të qershorit apo fillim të korrikut dhe nuk do të luhen më pak ndeshje.

Këtë e ka bërë të ditur shefi-ekzekutiv i klubit Guangzhou R&F, Huang Shenghua.

Stinori në CSL ishte paraparë të fillonte më 22 shkurt, por u pezullua shkaku i pandemisë COVID-19. Kina, ku shpërtheu koronavirusi i ri, ka raportuar mbi 82 mijë raste dhe 4632 të vdekur.

“Duke u bazuar në situatën aktuale, stinori i ri do të nisë në fund të qershorit apo fillim të korrikut”, ka thënë Huang për agjencinë “Xinhua”.

Federata e Futbollit të Kinës ende nuk ka caktuar një datë, pasi kufizimet e udhëtimeve për të parandaluar përhapjen e virusit është bërë pengesë.

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Marouane Fellaini është bërë lojtari i parë i ligës CSL që ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai kishte dal pozitiv pas ardhjes në Kinë muajin e kaluar dhe u detyrua të vet-izolohej për dy javë.

Klubi i CSL-së, Wuhan Zall, u kthye në qytet vetëm në fundjavë, pasi kishte kaluar në Spanjë për disa javë në kamp stërvitor, ndërsa u kthye në Shenzhen muajin e kaluar, ku lojtarët qëndruan në karantinë.

(Kosova Sot Online)