Zbulohen datat e rikthimit të Champions e Europa League

  • 20 April 2020 - 15:28
Zbulohen datat e rikthimit të Champions e Europa League

UEFA do të bisedojë të martën me 55 Federata dhe do të vendosë edhe zyrtarisht për datat e këtyre dy kompeticioneve. Por, mediat e huaja ndërkohë i kanë nxjerrë opsionet e mundshme të datave

UEFA do të diskutojë të martën me drejtuesit e 55 Federatave anëtare të saj për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Sipas mediave të huaja, shtëpia e futbollit evropian po planifikon t’i rikthejë këto dy kompeticione në muajin gusht.

Championsi dhe Europa League janë ndalur më shumë se një muaj më parë shkaku i pandemisë koronavirus.

UEFA po e konsideron opsionin ku Championsi do të rikthehej më 7 e 8 gusht.

Natyrisht, ky institucion shpreson që deri në atë kohë ligat vendore ta kenë mbyllur sezonin.

Java e parë e gushtit do ta kompletonte të tetën e finales.

Në javën e dytë do të fillonte çerekfinalja.

Formati do të mbetet i njëjti me vajtje-ardhje deri në finale.

Çerekfinalja do të luhej më 11 e 12 dhe 14 e 15 gusht.

Kurse, gjysmëfinalja më 18 e 19 dhe 21 e 22 gusht.

Ndërkaq, finalja do të zhvillohen në Stamboll më 29 gusht.

Si rezultat i kësaj, sezoni 2020/2021 i Ligës së Kampionëve do të fillonte në tetor të këtij viti.

Plani i njëjtë është edhe për Ligën e Evropës, pra ndeshjet vajtje-ardhje të luhen çdo tri ditë.

E teta e finales të kompletohet më 2 e 3 gusht dhe finalja të zhvillohet më 27 gusht. 

(Kosova Sot Online)