Umtiti nuk dëshiron të largohet nga Barcelona

  • 20 April 2020 - 16:51
Umtiti nuk dëshiron të largohet nga Barcelona

Qendërmbrojtësi francez është i vendosur të qëndrojë në “Camp Nou” dhe të luftojë për një vend titullari

Samuel Umtiti nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Barcelona.

Kohëve të fundit spekulohej për një largim të mundshëm të qendërmbrojtësit francez nga “Camp Nou”.

Mirëpo, e përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se 26 vjeçari është i vendosur të qëndrojë në ekipin aktual dhe të luftojë për një vend titullari, përcjell Gazeta Express.

Përfaqësuesi francez ka oferta nga klubet e Premierligës, por duket se e preferon më shumë qëndrimin në Spanjë.

Umtiti ka pasur formë të luhatshme në “Camp Nou” në vitet e fundit. 

(Kosova Sot Online)