“Preferoj të kem në ekip dy Mbappe para dy Neymara”

  • 20 April 2020 - 19:43
 “Preferoj të kem në ekip dy Mbappe para dy Neymara”

Në Francë dhe më konkretisht, në mjedisin e PSG, debati mes Neymar dhe Mbappé, objektivi i Madridit për verën e vitit 2021, nuk ndalet kurrë.

I fundit që iu bashkua duke bërë krahasime është Jean-Michel Larqué , ish mesfushori veteran i klubit parisien në vitet 1970.

Për mikrofonat e RMC Sport ai ishte i qartë: “Në ekipin tim, unë preferoj të kem dy Mbappé  para dy Neymar…” .

Kjo nuk do të thotë se Larqué nuk e pëlqen Neymarin.

Në fakt, e komplimenton brazilianin gjatë intervistës, por më shumë është me Mbappen.

“Neymar ju çon në nivele emocionesh që Mbappé nuk i arrin”, rrëfen ish-mesfushori francez, “por ndryshimi në moshë është ajo që më bën të shkoj me të dytin”.

Për më tepër, Larqué është edhe kritik ndaj disa prej qëndrimeve të Mbappés që e kanë vendosur këtë të fundit më larg Parisit dhe më afër Madridit.

“Kylian jo gjithmonë ka qenë një futbollist shembullor, ai ka pasur sjellje kontradiktore…”.

(Kosova Sot Online)