Real Madridi e rikthen portierin Lunin

  • 22 April 2020 - 07:23
Real Madridi e rikthen portierin Lunin

Real Madridi po planifikon të rikthejë nga huazimi portierin Andriy Lunin.

Ky i fundit do të jetë numri dy i madrilenëve, pasi francezi Alphonse Areola nuk ka bindur dhe spanjollët nuk do ta blejnë.

Lunin është i huazuar te Real Ovideo dhe ka bërë mirë duke fituar goxha eksperiencë. Reali nuk do t’i besojë portën, por sigurisht që po mundohet ta përgatisë për të ardhmen.

“Gardiani i portës” synon që të rritet më shumë dhe pavarësisht moshës së re është gati të rivalizojë me Thibout Courtois. Belgu ka patur një sezon me ulje ngritje, prandaj gjithçka mund të ndodhë.

(Kosova Sot Online )